Kreu i SPAK, Arben Kraja deklaroi sot në Komisionin për Integrimin Europian që nën hetimin e Prokurorisë së Posaçme ndodhen dhe zyrtarë të lartë. Kraja u shpreh se 80% e rasteve që po hetohen nuk janë në dijeni që janë nën lupën e Prokurorisë së Posaçme.
“Kjo është e shkruar në ligj unë do respektoj ligjin që keni miratuar ju. Ne i jemi referuar gjithmonë zbatimit të rekomandimeve për vitin 2021. Rekomandimet janë dhënë në tetot dhe dhjetor për fushën e prokurorisë kundër korrupsionit. Gjatë vitit 2021 dhe fillimit të këtij viti janë kryer hetimet dhe po hetohen persona me funksione të larta shtetërore.
SPAK ka në fokusin e saj zbatimin e rekomandimeve. Po të referohemi më saktësisht në rekomandime thuhet se duhen garantuar zbatimi i ligjit. Jemi munduar të kryejmë sa më shumë hetime. Kemi bashkëpunuar me struktura ligjzbatuese brenda vendit.
Koncepti i hetimit proaktiv nuk është vetëm fillimi i hetimit kryesisht por që ti të hetosh pa e ditur tjetri që po hetohet. 80% e rasteve që kemi në dorë janë hetime proaktive. Në mënyrë të detajuar unë i kam dhënë shifrat. Janë dërguar për gjykim 11 procedime penale. SPAK dhe Prokuroria e Hetimit janë të përkushtuar për të hetuar çdo rast”, tha Kraja.