Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, deputeti Luçiano Boçi ka reaguar për mediat pas marrëveshjes së arritur sot mes krerëve të grupeve parlamentare të PS dhe PD, Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeaj, për zgjedhjen e Presidentit të ri, ku deri në raundin e tretë propozimet t’i bëjë opozita.
Boçi e ka konsideruar procesin si tallës dhe qesharak, ndërsa sipas tij mazhoranca e ka sërish në dorë zgjedhjen e kandidatit pasi ka shumicën e votave. Gjithashtu ai tha se Alibeaj nuk ka tagrin për të marrë pjesë në negociata pasi nuk është i deleguar nga partia.
“Niveli i diskutimit kaq qesharak e tallës. Çdo negociatë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën. Vendimi i sotëm antikushtues. Askush s’ia heq dot të drejtën opozitës të propozojë kandidatë në të pestë raundet. Ironia është që është opozita, nuk ka votat për një numërim të thjeshtë. Ndërsa, mazhoranca që i ka këto vota e ruan e propozimin e saj në raundin e katërt dhe të pestë kur votimi është me shumicë të thjeshtë. Negociatat duhet të vazhdojnë në nivel politik. Konferenca e Kryetarëve e kryen detyrën me vendosjen e datave të raundeve. Më pas negociatat janë tërësisht politike. Alibeaj me bashkëshoqëruesit e tij nuk ka asnjë lloj mandati të dhënë nga partia, apo grupi Parlamentar”, tha Boçi.