Dy femra janë konfliktuar me njëra tjetrën në fshatin Stravaj në Prrenjas.
Sherri ka agravuar në përplasje fizike ndërsa është dashur edhe ndërhyrja e policisë. Policia ka referuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan materialet hetimore ndaj 47-vjeçares A.T e cila goditi me grushte, për motive të dobëta, shtetasen M.L.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.