Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e djeshme në Tiranë ku një mjet ka përplasur një 20-vjeçare, e cila po kalonte në vijat e bardha. Policia ka bërë të mundur arrestimin e shoferit, Sadik Përpunja i cili u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas aksidentit.
Aksidenti ndodhi dje në rrugën “Ismail Qemali” në Tiranë. Këmbësorja E.M, 20-vjeçe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, është bërë identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasi S. P., banues në Tiranë, dhe arrestimi i tij, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit””, thuhet në njoftimin e policisë.