Kryeministri Albin Kurti ka folur pas vendimit për vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, Kurti shkruan se Kosova është ndër të parat që është rreshtuar me botën demokratike në vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe financiare ndaj Federatës Ruse, pas invazionit dhe agresionit ushtarak në Ukrainë.
“Andaj, në raport me situatën atje, e në përputhje me paketën e sanksioneve të ndërmarra nga BE dhe ShBA, vendosëm sanksione shtesë ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë. Vendosëm masa kufizuese edhe ndaj Grupit Ëagner – një entitet ushtarak privat i painkorporuar, me bazë në Rusi. Me qëllim të mbrojtjes së paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, vendosëm masa restriktive për terrorizëm ndaj ISIL (Da’esh), Al-Qaeda dhe personave fizikë dhe juridikë, subjekteve ose strukturave tjera të lidhura me to”, shkruan Kurti ndër të tjerash.