Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë lidhur me ecurinë e punës së Njësisë Speciale Antiinformalitet e krijuar pas skandalit me publikimin e pagave të shqiptarëve.
Sipas Ramës, ky skandal pati dhe një anë pozitive pasi për kryeministrin ka nxitur bizneset të reagojnë kundrejt informalitetit duke reflektuar lidhur me pagat e punonjësve.
“E keni parasysh çfarë efekti pati dalja e pagave në publik që përveç anës së vet negative kishte dhe një anë jo të vogël pozitive sepse i gjithë opinioni publik u ballafaqua me një realitet i cili pavarësisht rregullimeve në vite, ishte pasqyrë e një deformimi të madh, për të cilin ne jemi të vetëdijshëm e kemi qenë. Sikundër e bëmë me dije, ngritëm njësinë speciale të anti informalitetit për të ushtruar një proces kontrolli të detajuar dhe për të na dhënë një analizë të gjithë situatës. Vlerësojmë bizneset që deri tani kanë reaguar pozitivisht duke reflektuar ndryshimet në lidhje me pagat e punonjësve”, tha Rama.