Lena Nikolaj është shqiptarja që po korr sukses në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes imazhit. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Lena rrëfeu gjithçka, nga si i ka nisur pasioni për fotografinë, deri te puna me këngëtaren e njohur, Era Istrefi.
“Është pak për të qeshur në fakt. Unë kam lindur në Michigan dhe flisja në shqip, gegnisht. Por u futa në kurset e anglishtes dhe e harrova. Në moshën 24-vjeçare fillova të dilja me një djalë shqiptar dhe nisa të mësoja gjuhën shqipe, por nuk ja dola” është shprehur Lena.
Fotografja po ashtu tregoi se Era Istrefi nuk e paguante shumë mirë.
“Unë kam punuar me Era Istrefin, punoja me orë të gjata dhe pagesa nuk ishte shumë e mirë. Edhe aty ndalova dhe thash që kjo është diçka shumë e mirë dhe që mund ta eksplorojë më tej. Kur isha në Bali e kuptova më shumë. Unë udhëtoj vetëm dhe kam qenë në shumë vende që kam bërë foto si Italia, Shqipëria, Sllovenia, që nuk e dija që mund të ishte aq e bukur. Kam qenë në shumë shtete dhe fotot kanë dal shumë të bukur. Në Bali do të rikthehesha se më pëlqen shumë, në Itali po ashtu”, u shpreh ajo.