Një tërmet me magnitudë 4 ballë i shkallës rihter ka rënë në brigjet e ishullit Santorinini mëngjesin e sotëm, duke ngjallur panik te banorët.
Protothema shkruan se sipas Institutit Gjeodinamik , lëkundja sizmike ndodhi 19 kilometra në jug të Kepit të Santorinit.
Santorini është një ndër ishujt grekë me një numër të madh shqiptarësh që janë punonjës sezonalë, por për fatin e mirë asnjë nuk është lënduar.