I ftuar në studion e “Fax News”, Artur Roshi ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe për zgjedhjen e Presidentit të ri. Roshi tha se mazhoranca ka detyrim të brendshëm dhe presioni i ndërkombëtarëve ka bërë që të zhvillohen negociata për tu zgjedhur një president mbi palët.
Ai deklaroi se Presidenti duhet të jetë një figurë që bashkon palët dhe përfaqëson popullin shqiptar në arenën ndërkombëtare dhe një figurë e tillë duhet të jetë anti-komunist me situatën e tillë në Ukrainë për ta drejtuar vendin drejt perëndimit.
Sipas tij, Ismail Kadare dhe Visar Zhiti janë dy kandidaturat më të mira për të marrë pozicionin e kreut të vendit ndërkohë që kritikoi dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me presidencën e Ilir Metës.
“Deklarata e Ramës “Meta një president skandaloz” – Rama nëse nuk i vjen për fije ashtu thotë është skandaloz. Nuk kemi nevojë për Edi Ramën për të përcaktuar si është presidenti. Deri sa presidenti s’kishte bërë shkelje ku qenka problemi këtu, nuk është fare me vend kritika e tij. Meta nuk kishte kryer asnjë shkelje dhe kështu e dha vendimin Gjykata Kushtetuese”, deklaroi Roshi në emision.