Pas ambasadës amerikane në Tiranë, qëndrimin e saj për negociatat për Presidentin e ri të vendit, e ka dhënë dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.
Në një status në Facebook, OSBE shprehet se po zhvillohet një proces gjithëpërfshirës, që synon të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit.
“Ndërsa vendi fillon procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshëndet një proces përfshirës, i cili do të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit, sikurse përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë.”, thuhet në reagim.