Një lajm i papritur ka tronditur mediet rozë. Pas projekteve të bujshme, vëllezërit binjakë Donald dhe Romeo Veshaj duket se do të jenë në telashe me drejtësinë.
Më datë 27 maj ata do të dalin para gjykatës së Vlorës pasi akuzohen për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim në vitin 2017.
Sipas nenit 88 të Kodit Penal, rrezikojnë të dënohen me burgim nga 3 deri në 10 vite. Nuk dihet se për çfarë plagosje bëhet fjalë, ndërsa Prokuroria e Vlorës e ka dërguar rastin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit ka caktuar 27 majin si datën e seancës së parë.
Theksojmë se dyshja, janë kthyer në emrat më të përfolur pas përfundimit të reality showt “Big Brother Vip”. Donald Veshaj mori vëmendje me historitë e tij të dashurisë brenda Big Brother dhe arriti të shkojë deri në finalen e madhe, por nuk arriti të merrte çmimin e madh.