Ditën e sotme është marrë vendimi që të shtyhet sërish caktimi i masës së sigurisë për Ajas Sulejmanin. Vendimi për të është lënë që të merret ditën e nesërme në orën 09:15. Gjithashtu Sulejmani është shprehur se nuk beson te testi i drogës dhe kërkon që t’i bëhen analiza gjaku.
“Testi i drogës nuk është real, më bëni analiza gjaku, nuk përdor drogë. Nuk u largova nga vendi i aksidentit, çova vajzën në spital. Kam qenë me 40 km në orë, s’kam faj, nuk punoi sistemi i frenimit.”
Kujtojmë se, kanë kaluar 4 ditë nga aksidenti i rëndë në Tiranë dhe çifti Konomi që u përplas te vijat e bardha, vijon të jetë ende në spital. Ditën e djeshme, fëmija 3 muajshe që i shpëtoi mrekullisht aksidentit, doli nga spitali kurse bashkëshortët ende nuk e kanë kaluar rrezikun për jetën. Ata janë në një fazë që kanë nevojë për oksigjen, për shkak të dëmtimeve në mushkëri.
Autori i këtij aksidenti të rëndë, Ajas Sulejmani ishte nën efektin e drogës në momentin që ka përplasur çiftin me foshnjën 3 muajshe.
Aksidenti ka tronditur të gjithë qytetarët pasi, dy prindërit e foshnjës 3 muajshe ndodhen në spital, ndërsa foshnja shpëtoi mrekullisht pas veprimit heroik që bëri nëna, duke e shtyrë me shpejtësi karrocën e fëmijës.