Popullariteti i frikës: Pse sondazhet ruse mbi Putinin nuk tregojnë të vërtetën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Popullariteti i frikës: Pse sondazhet ruse mbi Putinin nuk tregojnë të vërtetën

13:40 | 10/05/2022
në Bota, Kryesore
0

Nga Linda Laura Sabbadini “La Reppublica”

Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

Tetëdhjetë për qind e rusëve janë me Putinin? Kjo nuk mund të konsiderohet kurrsesi si një e dhënë e besueshme. Aktualisht nuk është e mundur të matet nëpërmjet sondazheve, se sa i madh është në të fakt konsensusi rreth presidentit rus.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Thelbësore për marrjen e të dhënave cilësore, është fuqizimi i njerëzve për të thënë atë që mendojnë, pa pasur frika nga pasojat e pakëndshme. Në Rusi jetojnë shumë shkencëtarë dhe statisticienë të aftë. Këtë element nuk duhet ta harrojmë kurrë. Ne duhet të kemi respekt maksimal për ta.

Por fakt është se aktualisht Rusia nuk është si Italia, Franca, Shtetet e Bashkuara, ku ka qarkullim të lirë të ideve. Rusisë i mungon një parakusht themelor që rezultatet e sondazhit të konsiderohen të vërteta: demokracia.

Nëse është e ndaluar shprehja e një mendimi që ndryshon nga ai i Putinit, nëse dikush burgoset nëse shprehet një mendim tjetër, atëherë pse një qytetar duhet të thotë atë që mendon realisht në një sondazh? Mungon besimi, prandaj rezultatet e sondazheve në Rusi dëmtohen nga frika, nga frika e të thënit të mendimit të vërtetë përmes telefonit apo internetit.

Dhe këtu nuk bëhet fjalë as për ndonjë keqdashje. Instituti kërkimor që kryen sondazhet, mund të jetë një institut shumë profesionist dhe i pavarur. Por ai nuk mund të marrë përgjigje të sinqerta dhe të besueshme në një diktaturë, dhe veçanërisht në një klimë lufte.

Dhe fakti që thuhet se popullariteti i Putinit po rritet gjatë luftës në Ukrainë, mund të jetë edhe për shkak të intensifikimit të shtypjes të brendshëm në këtë periudhë, dhe rrjedhimisht edhe rritjes së frikës.

Ndërkohë, nuk është i vërtetë as pretendimi që nëse do të kishte armiqësi ndaj Putinit, kjo do të shtonte domosdoshmërisht refuzimin për t’u përgjigjur, siç kanë deklaruar analistët rusë në disa televizione kombëtare.  Nëse njerëzit kanë frikë të shprehin një opinion ndryshe nga ai i Putinit, ata me shumë gjasa do të rreshtohen pas qasjes dominuese.

Ky nuk është një problem që ekziston vetëm në Rusi, por vërehet në të gjitha diktaturat. Atij i shtohet problemi se si rusët nuk mund të ndërtojnë opinionin e tyre të pavarur, në një vend ku informacioni është i njëanshëm, ku censurohen zërat kundër, dhe ku vriten gazetarët opozitarë.

Në një vend ku informacioni nuk është plural, përkundrazi ai manipulohet, dhe ku pushtimi i një vendi sovran paraqitet si një “operacion ushtarak për de-nazifikimin”, në të cilin kryhen krime mizore ndaj civilëve ukrainas, duke ua fshehur ato popullatë ruse.

Aty ku shfaqen vetëm pamjet e tankeve dhe autoblindave “çlirimtare” me simbolin Z në krye, dhe ku regjimi i indoktrinon qytetarët si në kohën e fashizmit në Itali apo gjermanët nën Rajhun e Tretë. Në këtë kontekst, a duhet të thonë qytetarët se çfarë mendojnë?

Pse duhet të rrezikojnë jetën e tyre, vetëm për t’iu përgjigjur me vërtetësi një interviste? Ata mund të kenë rënë në grackën e dezinformatave, duke iu përmbajtur planit të Vladimir Putinit. Ka të ngjare që po. Ose ndoshta jo. E sigurt është se ne nuk mund ta dimë këtë gjë sot.

Dhe mbi të gjitha, ta matim atë në një mënyrë rigoroze. Prandaj, duhet të jemi të ndërgjegjshëm se përveç lajmeve të rreme ka edhe shifra të rreme, të cilët duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë. Shifrat e rreme prodhojnë lajme të rreme, të cilat shndërrohen në armë propagandistike, edhe nëse nuk prodhohen për këtë qëllim .

Rezultatet e sondazhit në Rusi, duhet të raportohen kur të jenë të vlefshme. Dhe në këtë fazë, nën diktaturë dhe në mesin e një lufte, ato nuk mund të jenë të tilla. Shumë lajme të rreme kanë dalë nga Rusia kohët e fundit, siç janë verifikuar nga shumë korrespondentë të luftës në Ukrainë.

Ndaj le të mos i japin besueshmërisë të dhënave të rreme dhe dezinformacioneve, që i kemi njohur që në kohën e Stalinizmit. Të vërtetën mbi atë që mendojnë rusët përmes sondazheve, do ta dimë vetëm kur ata të jenë të lirë të përgjigjen siç duan. Vetëm kur në Rusi të shkëlqejë “dielli” i së ardhmes, pra liria dhe demokracia.

Shënim:Linda Laura Sabbadini, drejtore e Departamentit të Metodave dhe Teknologjive në insitutin italian të statistikave, ISTAT.
Etiketa: La ReppublicaLinda Laura Sabbadini

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Eurovision bën njoftimin e rëndësishëm, reagon Ronela Hajati: Po, tani jam e frikësuar

Mentor Haziri flet për Eurovisionin: Ronela do të jetë e jashtëzakonshme

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com