Është shoqëruar me debate mbledhja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ku deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka ndërprerë kryetarin e Komisionit Eduart Shalsi, kur ky i fundit po fliste në Kuvend.
Fakti që Spaho foli pa mikrofon e revoltoi Shalsin, i cili e konsideroi injorant deputetin e PD. Nga ana tjetër, deputeti Spaho tha se gjuha e socialistit është e papranueshme.
Pjesë nga debati:
Edmond Spaho: Kur të mbaroni, na thoni, ka rregullore këtu. Ka rregulla
Eduart Shalsi: Do ta ndërpres mbledhjes z.Spaho…zoti Leksaj e kam shumë të vështirë të menaxhoj emocionet
Edmond Spaho: Flet me një gjuhë të papranueshme këtu, ai duhet të jetë serioz jo të flasë kalamanllëqe
Eduart Shalsi: Ka kërkuar fjalën zoti Leskaj. Ja kush është fytyra, për të disatën herë flet pa mikrofon, asnjë respekt për kolegët tuaj. Nuk keni kuptuar sjelljen minimale për të qëndruar në komision, je i vetmi njeri që flet pa mikrofon në këtë komision, pikëpamje të kundërta po, të flasësh pa procedurë, po lejohet gjithashtu, po jo pa mikrofon
Edmond Spaho: Nuk je padron ti këtu, vazhdon programin tënd
Eduart Shalsi: Nuk bie pre e një injorance, po ta them pra. Zoti Agalliu, janë thënë gjëra të llahtarshme në lidhje me këtë…do flasësh edhe ti pa mikrofon, do vazhdosh edhe ti? Mjafton njëri
(S’kuptohet kush flet nga Kuvendi): Po ne s’kemi asgjë personalisht
Eduart Shalsi: Po është e paimagjinueshme, a ka mundësi të mos flisni pa mikrofon, i dol në mbrojtje zonjës Zhupa, nuk ndaj të njëjtin opinion, por e mbrojta. U bënë dokumentet transparente. Ç’më kërkoni mua, mos ia jep fjalën këtij, mos ia jep atij. Ka edhe kolegë të rinj në parlament që duan të dinë më shumë, zgjedhjen e keni ju nëse s’doni të dëgjoni, mos na bëni kështu skenash.