Deputeti demokrat Ervin Salianji ka hedhur poshtë draftin e propozuar nga Enkelejd Alibeaj për zgjedhjen e Presidentit të ri duke thënë se asnjë vendin nuk duhet marrë pa u konsultuar me grupin e deputetëve.
Salianji po ashtu ka tha se nuk mund të votohet propozimi që Presidenti i ri të mos ketë angazhim politik në 5 vitet e fundit, pasi sipas tij, kjo do të thotë se po shkohet në të njëjtën linjë me kryeministrin Rama.
“Sepse ka një hile që dua ta komunikoj, sa here ka mbledhje të GP, edhe në këto vite nga 2017 e tani ka mbledhje të përjavshme, dhe para se dokumentet të bëhen publike, konsultohen me deputetët. Duke qëndruar u bënë muaj që nuk kisha dalë në publik për ti dhënë mundësinë cilindo që të merrte angazhimet. Nuk e kanë bërë po e shpërdorojnë edhe pse GP është një institucion legjitim. Duhet të vijnë të gjithë dhe për të pasur legjitimitetin e plotë. Nuk e di ca përfitojnë demokratët kur nuk ulen me njëri tjetrin por nxitojnë të ulen me Edi Ramën. Është për të zhvendosur fokusin nga problemi që ka Shqipëria. Kur nuk komunikohet me telefon unë do ta bëjë publik. GP cakton me votën e shumicës së tij vendimmarrje, nuk ka vendimmarrje në emër personal. Nuk ka mbledhje të kryesisë, nuk ka pasur, janë të shqetësuar për mos thirrjen, mirë të Rithemelimit nuk e duan, por këta të tjerët? Nuk ka një draft të GP të PS, sepse nuk ka diskutime. Nuk mund të vazhdohet me të njëjtën fryme. GP duhet të ulet sa më shpejt. Unë do të njoh vendimmarrjen e GP. Nuk ka një dokument ende të GP. Për fat të mirë apo te keq nuk ka më mbledhje tjetër, sepse nuk e ka fuqinë”, tha Salianji.