Ish truproja e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Hekuran Marku është lënë në qeli nga Gjykata. Marku, është ekstraduar nga Gjermania, ndërsa SPAK kërkoi ekzekutimin e masës së sigurisë së dhënë në mungesë në kuadër të Operacionit “Shpirti”.
Pas seancës gjyqësore, avokati i Hekuran Markut, Tonin Prendi ka folur për mediet ku ka mohuar që truproja i tij të jetë i përfshirë në trafik narkotikësh, ndërsa shton se gjykata ka mungesë faktesh.
“Gjatë seancave dëgjimore që do zhvillohen do kundërshtojmë dhe do paraqesim fakte dhe rrethana që tregojnë se Hekuran Marku nuk ka lidhje me veprat për të cilat është marrë i pandehur. Me Eltjon Bregasin është njohur në vitin 2015 në fushatën elektorale. Njohja e tij përfundon vetëm në atë vit gjatë fushatës elektorale dhe asgjë tjetër. Se çfarë ka folur, se çfarë ka bërë Eltjon Bregasi, Hekuran Marku nuk ka lidhje dhe dijeni për çdo aktivitet dhe veprimtari që mund të ketë bërë. Njohja e tij përfundon vetëm në kuadër të fushatës elektorale, në vitin 2015. Po ndjek rrugët ligjore, nuk ka fakte. Do pritet që të përfundojnë procedurat e ekstradimit dhe pastaj do të vijë në Shqipëri dhe të përballet me drejtësinë”, tha ai.