Dita e çlirimit të Europës: Lufta në Ukrainë hedh hije mbi Rusinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dita e çlirimit të Europës: Lufta në Ukrainë hedh hije mbi Rusinë

07:38 | 08/05/2022
në Bota
0

Në orët e 8 dhe 9 Majit mori fund Lufta e Dytë Botërore me kapitullimin e Gjermanisë hitleriane. Rusia e feston këtë si “ditën e fitores”. Por Putini po e përdor gjithnjë e më shumë 9 Majin për propagandë lufte.

Dita e çlirimit. Dita e fitores. VE (Victory in Europe) Day. Fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe fitorja mbi nacionalsocializmin ka shumë përcaktime. Në disa vende si në Francë apo Sllovaki ajo është ditë feste, në Gjermani ditë përkujtimore. Pas 12 vitesh të sundimit brutal të nazistëve, gati 6 vite luftë, 60 milionë viktima dhe 6 milionë hebrenj të vrarë sistematikisht më në fund u mposht sundimi nazist më 8 Maj. Kapitullimi i nazistëve festohet në ditë të ndryshme në varësi të ditëve të ndryshme të fundit të luftës. Gjeneralkoloneli Alfred Jodl, shef i shtabit të Wehrmachtit e nënshkroi kapitullimin me fuqitë perëndimore në natën e 6 deri 7 Majit 1945 në Reims. Por ajo hyri në fuqi më 8 Maj 1945.

Diktatori sovjetik, Jozef Stalin donte ta bënte këtë edhe njëherë në zonën e tij të pushtetit, kështu natën e 9 Majit gjenerali Wilhelm Keitel, kreu i kryekomandës së ushtrisë gjermane e vuri nënshkrimin e tij për kapitullimin në shtabin sovjetik në Berlin-Karlshorst. Për këtë arsye Rusia e feston këtë ditë më 9 Maj. Në Holandë dita e çlirimit festohet më 5 Maj, që shënoi edhe fundin e pushtimit gjerman.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Gjermanisë, vendit që e organizoi këtë katastrofë iu desh shumë kohë për të gjetur një mënyrë përkujtimi të 8 Majit. Për popullsinë gjermane me kapitullimin filloi e ashtuquajtura “ora zero”. Askush nuk donte të hidhte më sytë pas. Dita simbolizonte dështimin dhe çlirimin, prandaj për republikën e re të pasluftës ishte e vështirë me sa duket në fillim të kuptohej kjo ditë. Kurse Republika e re Demokratike Gjermane, e cila zgjodhi rrugën sovjetike, e pa veten si shtet pasues antifashist dhe me këtë i iku përgjegjëse për Gjermaninë naziste. Disa vite madje 8 Maji ishte zyrtarisht ditë pushimi.

Problemet e gjermanëve me 8 dhe 9 Majin

Në Gjermaninë perëndimore shihej me frikë kjo ditë. Ishte Konrad Adenauer, kancelari i parë gjerman që kërkoi madje me këmbëngulje që kushtetuta gjermane të miratohej në 8 Maj 1949. Qendra për Edukimin Politik citon në një seri analizash nga një mbledhje, ku Adenauar ka thënë “se në të vërtetë për ne gjermanët është dita e parë e gëzuar që nga viti 1933. Ne duhet të fillojmë të numërojmë që nga kjo ditë dhe jo me kohën e kolapsit, pavarësisht se sa të rënda ishin vitet e kolapsit.”

Ora zero në vend të përballjes me historinë. Presidenti gjerman, Richard von Weizsäcker nuk ishte i pari që e quajti në një fjalim historik atë ditë si “dita e çlirimit” nga sistemi nacionalist socialist i dhunës, por fjalimi i tij mbeti në kujtesë dhe në të njëjtën kohë ai u kujtoi gjermanëve detyrimin për t’u përballur me fajin individual dhe përgjegjësinë. Në vitin 2020, 8 Maji u shpall njëherë vetëm si ditë zyrtare feste, kurse çdo vit ai kujtohet si ditë përkujtimore.

Në Rusi dita e fitores, siç quhet në hapësirën postsovjetike kujtohet prej vitesh si ditë zie. Bashkimi Sovjetik humbi miliona qytetarë në Luftën e Dytë Botërore, kjo ditë e kujton edhe këtë humbje. Por prej disa vitesh Vladimir Putin e përdor gjithnjë e më shumë këtë ditë për qëllime të brendshme politike. Që në vitin 2022 një studim i Fondacionit Shkenca dhe Politika bën me dije se nën Putin historia sovjetike kujtohet gjithnjë e më shumë në mënyrë të njëanshme, për ta nxjerrë më të fortë regjimin aktual dhe për të krijuar një vijimësi me superfuqinë e dikurshme të Bashkimit Sovjetik. Nën Putinin filluan të zhvilloheshin sërish paradat pompoze të 9 Majit.

Instrumentalizimi i 9 Majit

Në paradën para një viti Putini tha se “Rusia mbron me konsekuencë të drejtën ndërkombëtare – Në të njëjtën kohë ne do të mbrojmë me forcë interesat tona kombëtare për të garantuar sigurinë e popullit tonë. Forcat heroike ruse, trashëgimtarë të ushtarëve të fotires janë garancia më e besueshme për këtë.” Putini propagandon imazhin e një perandorie të kërcënuar në traditën e Ushtrisë së Kuqe.

Këtij narrativi i shkojnë edhe deklaratat kohë para fillimit të luftës në Ukrainë, që në shkurt 2014. Putin e quajti Ukrainën atëherë “fashiste” duke konstruktuar kështu lidhjen me kohën e nazizmit. Eksperti për Rusinë, Ingo Manteufel e ndjek me vëmendje këtë zhvillim. “Putini dhe propaganda e shtetit rus e kanë bërë kapitullimin e Gjermanisë naziste më 9 Maj 1945 në një narrativ qendror për politikën aktuale të Kremlinit. Fitorja sovjetike kundër Gjermanisë naziste instrumentalizohet për të justifikuar luftën e filluar më 24 shkurt kundër Ukrainës. Me këtë 9 Maji e humb funksionin si kujtim hitorik për vuajtjen e miliona vetëve dhe është bërë një instrument propagandistik agresiv i Rusisë putiniste.”

Prej javësh flitet, nëse Putini këtë vit 9 Majin do ta shfrytëzojë për të shtuar propogandën e luftës kundër Ukrainës.Ekspertë si politikani i CDU, Roderich Kiesewetter i trembet një mobilizimi masiv me rekrutim të dhjetëra mijëra ushtarëve. Shërbimi sekret ukrainas paralajmëron se Putini do të zhvillojë një paradë ushtarake në Mariupol. Kështu 9 Maji nga një ditë përkujtimore kthehet në një ditë në shërbim të Putinit. Por jo vetëm ukrainasit, edhe rusët në vendet perëndimore duan të ngrihen kundër instrumentalizimit. Një aleancë e gjerë ka bërë thirrje për disa mitingje në Berlin që duan të kujtojnë me përgjegjësi këtë ditë dhe paqen. /DW

 

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Çfarë ndodh me trupin tuaj kur dëgjoni muzikë para se të flini

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur dëgjoni muzikë para se të flini

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com