Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka folur sot për luftën në Ukrainë ku ka deklaruara se sanksionet kundër Rusisë mund të hiqen vetëm pas konsultimeve me Ukrainën.
Në një intervistë për mediat, Scholz theksoi se Moska duhet të arrijë me patjetër një marrëveshje me Ukrainën.
“Ne do të jemi në gjendje të heqim sanksionet ndaj Rusisë vetëm nëse do të ketë marrëveshje me Kievin”, ka thënë ndër të tjera kancelari gjerman.