Në Lezhë, policia ka nisur hetimet për lezhjanin nga Shënkolli që kërkonte të kryente marrëdhënie intime me “minorenen” pasi u denoncua nga emisioni investigativ “Piranjat”. Gazetarja e emisionit investigativ hapi një llogari në rrjetet sociale me të dhëna me moshën 15 vjeç duke “peshkuar” personat të cilët shkonin pas të “miturës”.
Nga emisioni u kap dhe filmua personi i skeduar nga policia për veprën penale të vjedhjes, ku ky person është identifikuar dhe shoqëruar për t’u marrë në pyetje nga Policia e Drejtorisë Vendore të Policisë në Lezhë.
Policia po kryen hetime të plota edhe pse nuk ka pasur asnjë denoncim të bërë ndaj personit në fjalë, e për këtë qëllim ka kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve për të denoncuar jo thjesht lezhjanin që shfaqet në video por çdo rast të mundshëm.