Moderatorja Einxhel Shkira ka treguar se është e gatshme të bëhet nënë në një të ardhme të afërt.
Në rolin e moderatores këtë mbrëmje në emisionin “Goca dhe Gra”, Einxhel është shprehur hapur se tashmë është më e gatshme se kurrë të orientojë vëmendjen te një fëmijë dhe jo vetëm te karriera, pasi gjithashtu edhe Dagz është në këtë etapë të jetës.
“Dua gjithë energjinë ta orientoj te një fëmijë, jo vetëm tek karriera. Është momenti i duhur mendoj. Edhe Dagz është në këtë etapë të jetës. Fëmija për ne nuk do të përbente një problem. Mendoj se do jemi prindër shumë të hapur me fëmijën tone”.
Së fundmi, kujtojmë se Einxhel Shkira dhe Dj Dagz lidhën romancën e tyre brenda shtëpisë më të famshme të “Big Brother Vip Albania”, dhe duket se gjithçka mes tyre po shkon shumë mirë edhe pas mbarimit të formatit. Ata janë shprehur se dëshirojnë ta mbajnë lidhjen e tyre larg syrit të mediave.