Partia Demokratike ka kërkuar që mbledhja e konferencës së kryetarëve, ku do të diskutohet agjenda parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës të jetë live.
Në këtë mbledhje marrin pjesë përfaqësues të mazhorancës dhe krerët e grupeve parlamentare të opozitës, Enkelejd Alibeaj për PD, Fatmir Mediu për PR dhe Mesila Doda për PDIU.
Kujtojmë se Partia Socialiste ka vendosur 10 majin si raundin e parë për votimin e emrit të ri për President, por kjo datë është kundërshtuar nga demokratët, ndërsa mbledhja pritet të shoqërohet me debate.