Samiu dhe Efi nuk janë më pjesë e emisionit “Përputhen” prej disa ditësh ku i pari që u është larguar ishte Samiu i cili është ndjekur prej Efit. Dy të rinjtë nuk gjetën dashurinë brenda formatit duke thënë se nuk e gjenin më veten brenda reality show-t.
Ka qënë Efi e cila ka thyer duke deklaruar se me Samiun nuk mund të ketë asgjë më shumë se sa përtej marrëdhënies si shokë.
“Nuk arrita të dashuroja. Kishim vendosur të largoheshin bashkë, por si dy miq”, tha Efi. Megjitha dyshja simpatike qëndron e pandarë pas largimit nga emisioni.
Ka qënë Samiu ai që ka publikuar në rrjetin e tij social Instagram një foto i shoqëruar nga Efi ku dy të rinjtë shfaqen duke festuar së bashku mbrëmjen e djeshme. Mesa duket Samiut i ka ikur inati i Efit dhe jashtë vazhdojnë të mbeten miq të mirë.