Mdoeratorja e famshme, Rudina Magjistari ka bërë një deklaratë në emisionin e saj e cila është komentuar gjatë në rrjetet sociale duke shkaktuar të qeshura dhe habi. Magjistari ka shkaktuar habi pasi duke folur për krizën ekonomike në vend, tha se ka mënyra se si qytetarët mund të kursejnë karburant dhe këtë gjë mund ta bëjnë duke mos shtypur frenat, për frenim
“Mund të përgjysmoni konsumimin e karburantit duke ndjekur këto rregulla, mos frenoni duke shtypur frenat,”– tha moderatorja e famshme, duke u bërë kryefjala e faqeve të meme-ve në internet.
Magjistari ka rrëfyer sekretin për “Piranjat” se si mund të bëhet kjo gjë kur u pyet nga gazetari i emisionit, duke thënë se mjafton që të ulet shpejtësia dhe makina frenon vetë.
“A ke bërë fizikë në shkollë? E di çfarë është forca e fërkimit? Ndalon makina vet kur ti heq këmbën nga gazi gradualisht. Është ligj fizike ky nuk e kam shpikur unë. Janë terma shoferësh por nuk e di sa ti di ta ngasësh makinën.”- i tha ajo gazetarit duke shpjeguar qartë atë që u interpretua si gafë.
Rudina tha se deklarata e saj ishte nxjerrë jashtë kuptimit duke sqaruar se kjo ndodh duke mos i dhënë gaz makinës dhe automatikisht forca e fërkimit bën që dalëngadalë makina të ulë shpejtësinë e vet dhe të frenojë nëse ju e llogarisni që më herët mbërritjen në semafor apo në një destinacion ku ju doni të ndaloni, sipas saj.
“U bë viral në rrjet vetëm një fragment i asaj bisede që sigurisht është shumë në rregull, për të qeshur, le të qeshim, kemi nevojë edhe për të qeshur në situata stresi edhe të vështira, por mirë është që fjalitë ose fjalët të mos shkëputen nga konteksti. Unë dua edhe njëherë ta jap pikërisht atë fragment për të kuptuar se ç’do të thotë të frenosh pa shtypur frenat, të ulësh shpejtësinë pa shtypur frenat. Do të thotë të mos i japësh gaz makinës dhe automatikisht forca e fërkimit bën që dalëngadalë makina të ulë shpejtësinë e vet dhe të frenojë nëse ju e llogarisni që më herët mbërritjen në semafor apo në një destinacion ku ju doni të ndaloni”, tha drejtuesja e emisionit duke i dhënë fund komenteve në rrjetet sociale.