Një 39-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi qarkullonte me lëndë narkotike në makinë dhe para të fshehura. Sipas mediave të huaja, shqiptari u vu në pranga ditën e djeshme nga karabinierët dhe i duhet të bëjë katër vite burg.
Mësohet se, atij i është gjetur brenda sediljeve të një automjeti Seat Altea Xl me të cilin po udhëtonte, një sasi e konsiderueshme lënde narkotike. Sipas raportimeve, vendi ku ishte fshehur droga ishte hapur elektronikisht.
Bashkë me drogën, shqiptarit iu sekuestruan 5 mijë euro në chash dhe 1,300 euro të tjera që i kishte pasur në xhep, tre celularë dhe një navigator. Pas kontrollit që iu bë në shtëpi, 39-vjeçarit iu gjetën 10 mijë euro të tjera.