Një njeri ka mbetur i vrarë dhe dy të tjera kanë mbetur të plagosur nga sulmi i një depoje karburanti nga në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetsk, sipas selisë së mbrojtjes territoriale të republikës separatiste në Ukrainën lindore, shkruajnë mediat italiane.
“Sipas të dhënave paraprake, pas bombardimit në depon e karburantit Makeyevka, një person është vrarë dhe dy kanë mbetur të plagosur”, kanë deklaruar autoritetet që mbështesin rusinë ndërkohë depoja është ende në flakë. Palët akuzojnë njëra-tjetrën për sulmet në këtë zonë të cilat kanë qënë me intensitet të lartë ku nuk kanë munguar sulmet e ushtrisë ruse që akuzojnë Kievin për kryerjen e një “krimi lufte”.