Marrëdhënia e Dj Dagz me Einxhel Shkirën po ecën përtej pritshmërive të publikut dhe harmonia e kësaj marrëdhënie pasqyrohet në rrjetet sociale por nga publiku ka interes përsa i përket marrëdhënies të babait të moderatores me partnerin e vajzës.
Piktori Muzafer Shkira ka folur në një intervistë nëse e kishte takuar Dj Dagz por ai i suprizoi të gjithë kur deklaroi se nuk e ka takuar pasi e shihte brenda kornizave të lojës atë që ka ndodhur midis të rinjve.
“Jo unë e kam parë si një gjë që është brenda për brenda një hapësire loje. Nuk kam asnjë arsye për ta takuar. Do ta takoj ashtu siç takova Monikën apo Donaldin”, -tha Muzafer Shkira duke shkaktuar polemika.
Nga informacionet e bazuara në rrjetet sociale, në fotot e postuara nga çifti i Big Brother Vip tek seksioni i komenteve bie në sy ai i piktori.
“Yje”, shkruan babai i Einxhel duke treguar mbështetjen për çiftin. Edhe pse kanë qarkulluar thashetheme për një fejesë para disa ditëve, Dagz ka mohuar zërat në një intervistë duke deklaruar se nuk është e vërtetë dhe se ata janë të përqendruar vetëm tek puna.
“Jemi shumë mirë. Edhe pse aty brenda je komplet ndryshe me jashtë. Sepse nuk dinim si donim të jetonim, planet. Por jemi përshtatur dhe pjesën më të madhe të kohës po e kalojmë bashkë. Akoma nuk e kam njohur me familjen. Me motrën po, por jo me prindërit. Nuk ka ndonjë lëvizje. Për momentin fokusi është te punët. Ato muaj kemi lënë shumë gjëra mbrapa dhe kur të sistemohemi ndoshta edhe ndodh diçka.”- ka thënë Dj Dagz.
Dagz dhe Einxhel janë shumë aktivë në rrjetet sociale dhe shfaqen kurdoherë bashkë megjithëse nuk kanë vendosur ende se ku do jetojnë, ata e kalojnë kohën bashkë mes Prishtinës dhe Tiranës.