Emisioni “Piranjat” ka depërtuar në një “shtëpi bari” në Barcelonë në Spanjë nëpërmjet gazetarëve të saj ku brenda ambientit punonte një i ri shqiptar. Ai ka rrëfyer se kanë qenë gjendja ekonomike që e ka detyruar të largohet nga vendi dhe të bëjë këtë punë për të fituar më shumë para.
Ai ka treguar s për punën që bën tek “shtëpi e barit” merr 2 mijë euro në muaj, por shpeshherë merr shpërblime nga bosi, në varësi të fitimeve. Ai ka folur për të gjitha fazat e rritjes së bimës së kanabisit deri tek tharja dhe shpërndarja në treg.
Për të gjithë këtë proces sipas tij nevojiten gati 3 muaj dhe ka theksuar se momentalisht çmimi i kanabisit në Spanjë shkon nga 2500-2600 euro.
Sipas tij për kultivimin e bimëve të kanabisit deri në momentin që ato dalin në treg duhen rreth 3 muaj. Ndërsa ka theksuar se aktualisht çmimi i një kilogrami kanabis në Spanjë shitet nga 2500 deri në 2600 euro. Në fund të intervistës për gazetaren e “Piranjave”, i riu i ka bërë apel të gjithë të rinjve në Shqipëri që të zgjedhin një punë tjetër sepse ka shumë rreziqe puna në “shtëpi bari” duke ju thënë që të zgjedhin punë të tjera, pasi puna në një “Shtëpi bari” bart mjaft rreziqe.