Që pas fitores së formatit “Big Brother Vip”, daljet publike të Ilir Shaqirit kanë qenë shumë të rralla. Balerini ka zgjedhur që këtë periudhë të përqëndrohet tek karriera dhe familja e tij, duke lënë kështu pas ftesat për daljet në televizione të ndryshme.
Megjithatë mbrëmjen e sotme, Shaqiri do të rrëfehet përpara gazetarëve të rinj të emisionit “Piter Pan”. Spektakli që do të nisë mbrëmjen e sotme, do të ketë të ftuar pikërisht fituesin e edicionit të parë të “Big Brother Vip”.
Gjithashtu, bëhet me dije se intervista do të vërtitet rreth dasmës së tij fundjavën që lamë pas, marrëdhënia me ish-banorët dhe projektet e reja që balerini ka për të ardhmen.
E natyrisht që duke marrë parasysh natyrën e fëmijëve si edhe marrëdhënien që ai kishte brenda shtëpisë si dy “rival”, natyrisht që do të ketë edhe shumë ngacmime rreth aktorit Donald Veshaj.
Kujtojmë se, pak muaj më parë Iliri ka deklaruar se nuk kishte zhvilluar dasmë, por vetëm një ceremoni martesore në bashki në Itali dhe një darkë private me 14 persona.
Marrëdhënia e Ilirit me bashkëshorten e tij, Emanuela, është komentuar shumë nga njerëzit pasi ai tha se e ka tradhtuar për tre vite kohë më parë. Kjo nuk u harrua nga fansat e konkurrentëve të tjerë që e përdornin në rrjetet sociale.