Ashtu sikurse ishte lajmëruar në rrugën e Rinasit, shumë banorë janë mbledhur sot për të protestuar pas kaosit të shkaktuar një ditë më parë. Banorët e Rinasit paralajmëruan ditën e djeshme se do të ngriheshin sot në protestë dhe arsyeja e protestës qendron tek bërja e rrugës me një sens lëvizjeje, drejt aeroportit të Rinasit.
Dje ata i kanë dërguar një kërkesë-njoftim policisë së qytetit të Krujës të cilën e kanë lajmëruar për kohëzgjatjen e protestës. Sipas kërkesës, bërja e rrugës me një krah është problem për banorët, për shërbimet edhe më minimale. Së fundmi, në kërkesë ata kanë shkruajtur se mbyllja e rrugës i pengon që të shkojnë në varreza apo të dërgojnë fëmijët në shkollë.
Ky vendim ka penalizuar banorët e zonës së Rinasit. Një ditë më parë ata thanë se për disa metra furgonat e shkollave duhet të përshkojnë një rrugë të gjatë.
Për këtë arsye ata janë mbledhur sot për të protestuar ndërkohë në vendngjarje ka forca të shtuara të policisë.
Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit
Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...