Rusia ka humbur një tjetër gjeneral në operacionin ushtarak të Vladimir Putin në Ukrainë, sipas zyrtarëve të lartë ukrainase. Gjeneralmajor Andrei Simonov është ekzekutuar pranë qytetit të Izyum në rajonin e Kharkivit, i cili aktualisht është i pushtuar nga forcat ruse, thanë autoritetet ukrainase.
Rusët nuk e kanë konfirmuar këtë pretendim përderisa ky do të jetë i dhjeti gjeneral rus që humb jetën gjatë pushtimit në Ukrainë. Ushtria ukrainase sulmoi postin komandues në terren, duke goditur më shumë se 30 automjete të blinduara ruse dhe tanke.
Gjenerali ishte midis 100 ushtarëve rusë të vrarë në sulm, tha Alexei Arestovich, një këshilltar ushtarak i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, raporton The Kyiv Post. Arestovich tha se burime ushtarake të pozicionuara mirë konfirmuan vdekjen e gjeneral-majorit, Simonov.
Simonov ishte komandanti i lartë i luftës elektronike, deklaroi këshilltari i qeverisë ukrainase, Anton Gerashchenko.