Burime pranë komisariatit të policisë Kuçovë zbuluan se pas një pune operative nga inspektoriati, është identifikuar dhe prangosur Alvaro Merka, autori i shumë vjedhje banesash dhe dyqanesh në Kuçovë.
Alvaro Jani Merka, 40 vjeç ka vjedhur banesën e shtetasit Agim Qoraj, banesën e shtetasit Fatmir Minxha dhe garazhdin e shtetasit Nikollaq Ndina, të treja vjedhje në qytetin e Kucovës në periudha të ndryshme gjatë muajit Prill. Autori ka vjedhur sende të ndryshme, materiale vegla pune, bizhuteri pije alkoolike dhe sende të tjera me vlerë.
Merka ishte kthyer në tmerrin e banorëve të Kuçovës të cilët kishin denoncuar disa herë për vjedhje banesat e tyre. Kanë qënë kamerat e një biznesi që kanë zbuluar 40-vjeçarin dhe më pas shenjat e gishtërinjve. Materialet ianë referuar prokurorisë për hetime të mëtejshme.