Këngëtari i njohur shqiptar Ardian Bujupi është shumë aktiv në rrjetet e tij sociale ku poston foto dhe video të ndryshme. Ditën e sotme feston ditëlindjen dhe mbush 31 vjeç.
Këtë ditë të veçantë ai ka zgjedhur që ta festojë me Sabrine Khan dhe disa miq të tjerë, duke shkuar në Spanjë. Në bazë të postimeve të bëra në rrjetet e tyre sociale, Ardiani dhe Sabrine janë shfaqur më të afërt se kurrë.
Sabrine në këtë ditë të veçantë për të i ka bërë edhe një urim të ëmbël. Ajo ka publikuar një foto të tyre ku shkruan: “Një nga njerëzit më të mirë. Të dua”.
Megjithatë, interesant është fakti se protagonistët e mohojnë se janë në lidhje. Një komentues pyeti në një video në TikTok: “Pse janë ata kaq shpesh së bashku? Ka diçka këtu…” ky koment ka marrë vëmendjen e Sabrine e cila i ka kthyer një përgjigje duke shkruar se janë thjesht shokë të ngushtë. “Sepse ai është shoku im i ngushtë dhe ne jemi në kontakt”.
Nuk dihet nëse ata janë vërtetë shokë të ngushtë apo kanë vendosur të mohojnë lidhjen siç bëjnë zakonisht personazhet publike. Por me siguri mund të themi se janë kudo bashkë.
Së fundmi, kujtojmë se ish-konkurrentja e “Për’puthen” është bërë protagoniste në këngën e re të Ardianit, që titullohet “Tranova” dhe ende pa u publikuar kënga ka pasur aludime se përveç bashkëpunimit mes dyshes ka diçka më shumë. Por këngëtari është kujdesur që gjithmonë t’i mohojë këto zëra duke thënë se nuk është i lidhur me Jasminën.