Policia e Hasit ka proceduar penalisht një 27-vjeçar, pasi akuzohet se ka keqtrajtuar kafshën e punës. Arrestimi i tij ka ardhur pas publikimit të pamjeve filmike, policia ka identifikuar autorin, personin me inicialet A. V., 27 vjeç, banues në fshatin Gjinaj.
Pas përfundimit të veprimeve, 27-vjeçari u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.