Si në shumë vende të botës edhe në Shqipëri Hip Hop ka pasur grupe rivale që kanë tërhequr prej vitesh vëmendjen e fansave. Ekzaktësisht, bëhet fjalë për dy grupet muzikore OTR dhe BABASTARS, që duket se nuk do i rregullojnë asnjëherë marrëdhëniet mes tyre.
Në një nga koncertet që ka mbajtur së fundmi, Noizy emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku mes këngëve të interpretuara ka kënduar edhe “Jena Mbretër”.
Në momentin që po performonte reperi duket se nuk ia ka kursyer ‘diss-in’ Babastars.
Ai nuk e ka anashkaluar pjesën ku thotë “Fuck BabaRecords”, me gishtat e mesit lart duke marrë edhe mbështetjen e publikut.
Kujtojmë se, që nga fillimi i karrierës së tij Noizy është përfolur shumë për konfliktet me artistë dhe personazhe të ndryshëm të shoëbizit. Pak kohë më parë në një intervistë reperi është shprehur se shkaku kryesor i raporteve jo të mira me Babastars ka qenë se mundoheshin ta pengonin të rritej duke i ndaluar koncertet apo lançimet në radio.
Më pas, përplasja e tyre e fundit ka ndodhur para pak vitesh dhe bëri shumë zhurmë pasi u përdorën edhe armë. Si pasojë mbetën të plagosur Noizy dhe anëtari tjetër i grupit OTR, Varrosi, mirëpo ata e mbyllën muhabetin dhe Noizy u pajtua me ish-anëtarin e BABASTARS, Albert Krasniqin, por mesa duket reperi ka ende inate me Babastars.