Teksa po kritikonte administratën aktuale të Joe Biden për qëndrimin që po mban ndaj Rusisë, këshilltari i ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Richard Grenell është ndalur dhe tek shpallja “non grata” e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ai thotë se administrata e Biden ka shpallur non grata ish kryeministrin Berisha në Shqipëri, ndërkohë që nuk i ka vendosur asnjë sanksion të dashurës së Vladimir Putinit.
“Administrata e Joe Biden ka vendosur sanksione mbi liderin e partisë konservatore në Shqipëri, por jo mbi dashnoren e Putinit. Media amerikane është e falimentuar”, shkruan Richard Grenell në mesazhin e tij në Twitter.
Grenell ka kritikuar më herët administratën e Joe Biden për shkak të qëndrimeve që po mbahen ndaj Rusisë, duke kërkuar që SHBA të përshkallëzojë masat.