Agron Gjekmarkaj, deputeti i PD-së ka zhvilluar disa vizita me zyrtarë amerikanë, pas qëndrimit të tij prej disa ditësh në SHBA.
Sot deputeti demokrat ka zhvilluar një takim me Kongresmenin e Alabames, Robert B.Anderholt.
Deputeti shkruan se me kongresmenin kanë shkëmbyer mendime dhe ide për forcimin e miqësisë mes Shqipërisë dhe SHBA-së, si dhe për gjendjen në të cilën ndodhet Opozita shqiptare sot, për rrugë dhe mundësi për të tejkaluar këtë krizë.
“Një takim i gjatë dhe i përzemert me Kongresmenin e Alabames z.Robert B.Anderholt, një dashamirës i Shqipërisë. Shkëmbyem mendime dhe ide për forcimin e miqësisë mes Shqipërisë dhe SHBA-së, si dhe për gjendjen në të cilën ndodhet Opozita shqiptare sot, për rrugë dhe mundësi për të tejkaluar këtë krizë. Një opozitë e bashkuar dhe e fortë i shërben mbi të gjitha ndryshimit dhe Shqipërisë”, shkruan Gjekmarkaj.