Pas dy orësh qëndrimi në det të hapur për shkak të motit të keq, pasagjerët të cilët kanë zbritur në portin e Vlorës , tregojnë se udhëtimi nuk ka qenë i lehtë.
Një prej pasagjereve tha se brenda tragetit nuk ka as doktor, dhe as ushqime. Sipas saj kjo gjendje duhet të shikohet, duke qenë se pasagjerët edhe mund të sëmuren gjatë udhëtimit.
Nuk ka asnjë doktor në traget, kisha motrën sëmurë. U lodhëm shumë, nuk kishte as ushqime brenda “tragetit. Duhet të shikohet kjo gjendje.”
“Kemi hipur në orën 9:00, udhëtimi ishte shumë i lodhshëm”, u shprehën ata.