Festat e Pashkëve kanë sjellë shqiptarët për vizita në atdhe. Gjatë këtyre 24 orëve të fundit në doganën e Kapshticës kanë hyrë 5866 persona. Por edhe pse ka pasur fluks qytetarësh, doganat kanë punuar me dy pika në mënyrë që të eleminohen radhët e gjata.
Videoja e mëposhtme e publikuar nga AbcNews, është kapur në pikën e Kapshticës duke treguar pamje të shqiptarëve që kthehen në vend. Ndërkohë që numri i qytetarëve që janë larguar drejt Greqisë është vetëm 1893 qytetarë.