Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar një konferencë për mediat në orën 12:00 në selinë e Partisë Demokratike. Berisha ka njoftuar se edhe sot do të vazhdojë konferencën e përjavshme për mediat, ndërkohë që të pranishëm do të jenë edhe gazetarët.
Në fokus të konferencës pritet të jenë zgjedhjet në PD deri në ditën e mbajtjes së Kuvendit më 30 prill dhe debatet për zgjedhjen e Presidentit të ri që ish kryeministri e ka cilësuar si një lojë me zarfa të Ramës.
Ky i fundit tha ditën e djeshme se nëse PD zgjedh Berishën në krye, atëherë socialistë do të ndërpresin çdo marrëdhënie me ta, deklaratë që shkaktoi debate të forta në Kuvend, dhe për të cilën ish-kryeministrit falënderoi Ramën me ironi.