Teksa ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku po fliste për çmimin e energjisë elektrike në foltoren e Kuvendit, si për ironi të fatit, ikën dritat.
“Energjia elektrike nuk është rritur, çmimi ka qenë dhe do mbetet e pandryshueshme”, po deklaronte ministrja teksa në ato moment u ndërpre energjia.
Situatën, ministrja e kaloi duke buzëqeshur e më pas vijoi me batutat me deputetin e PD-së, Helidon Bushatin duke i thënë: “Sa gëzohesh Helidon. Pse nuk ishe te ajo tryeze e energjisë elektrike. Unë nuk e prisja dje që ministri Hije i energjetikës të mos ishte dje në tryezën për energjetikën”.