Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e ndodhur në parlament, ku ish-kryeministri Berisha shtyu kreun e grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, duke e ironizuar si “fragment nga godina këtu afër”.
Nga foltorja, Rama tha se parlamenti mori rrjedhë xhuditse referuar përplasjes, ndërsa më pas komentoi zgjedhjet për Presidentin e ri,
“Një fragment nga zhvillimet në godinë këtu afër, mori një rrjedhë xhudiste parlamenti. Më vjen mirë që në gjithë këta zëra ca nga bota tjetër, u dëgjua një zë nga kjo botë dhe një zë që bëri sens në diskutim. I referohem zotit Mediu për të pasur parasysh se çfarë është procesi që duam. Ndërsa me shpirtrat e vdekur, ata më të lirët nuk janë fusha ime. Zoti Mediu faleminderit që e kujtuat këtu që presidenti u zgjodh me konsensus. Zgjedhjet me konsensus të presidentit ishin meritë e PS”, tha Rama.