Një përplasje ka ndodhur ditën e sotme në Kuvend ku pas fjalës së Kryeministrit Edi Rama, ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar të drejtën për replikë pasi i ishte përmendur emri por radha sipas listës së Kuvendit ishte e kryetarit të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj. Berisha ka këmbëngulur për të marrë fjalën duke shtytur fizikisht nga foltorja zotin Alibeaj.
Menjëherë deputeti i PS, Taulant Balla ka kërkuar fjalën duke i kërkuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolli që të mbajë 5 minuta pushim pasi nuk është hera e parë që zoti Berisha ka kryer këtë akt në Parlamentin Shqiptar. Kryetarja e Kuvendit ka mbyllur seancën duke pranuar kërkesën e Ballës.