5 milionët e Fidelit, dhe kapja e Arbitrazhit…! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

5 milionët e Fidelit, dhe kapja e Arbitrazhit…!

18:18 | 20/04/2022
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë! Një ekstrakt nga folklori me një metaforë e cila gjen vend në një mënyrë kokëforte edhe në pashallikun olimpik të njeriut që politika zgjodhi dhe prodhoi të konturojë në familjen olimpike. Nën komandën e pasionantit nën diktat Fidel Ylli, tashmë KOKSH, nga një mejhane që ishte nën një udhëheqësi nën zero të dyshes Bezhani-Bello, tashmë është shndërruar tërësisht në një oaz ku Fideli mbetet propozues e vendimmarrës njëherësh. Edhe pse gjendet ende në një process të hapur atakimi nga Arbitazhi i Lozanës, pas një padie nga FSHF, që mund ta rikthejë sërish në zgjedhje, përsëri Fideli ka bërë edhe spastrimet e fundit në institucion, duke institucionalizuar dhe shndërruar në një mekanizëm persistent, “allcinë” e yes-men në vendimmarrje. Përjashtimi i avokat Genc Bogës, dhe anëtares Marash, sipas kontureve statuore, vetëm një vit nga zgjedhja e tyre, ka trazuar sërish ujin e ndotur olimpik, që vlon shumë edhe nga një tjetër anë: Prodhimi i një Arbitrazhi tërësisht nën diktatin e Fidelit, dhe pas fidelit, të kryebashkiakut zevzek dhe incenerues konfliktesh me fund brekësh pambuku. E megjithatë, përtej kësaj, Fideli zgjodhi standartin e politikës, edhe në fushëveprimin e tij në KOKSH. Atë të spostimit të vëmendjes, të një afere që ende s’ka nisur, por që trezorieri i dikurshëm mund të sillte nshumë bezdi. 5 milionë USD që shteti arkëtoi në llogaritë e tij (të KOKSH) që në mes të dhjetorit për projektin e “masivizimit” të basketit e volejit janë ende aty, në një kohë që po mbaron muaji prill. Në këtë situatë, cilat janë lëvizjet e presidentit të KOKSH, ende në process në Lozanë: Largimin e mbajtësit të thesarit “me votë”, dhe spostimin e vëmendjes diku gjetkë, duke prodhuar edhe tryezën për rikthimin e basteve në Shqipëri, apo edhe rritjen e buxhetit të shtetit për sportet që ka shkuar në nivele qesharake, teksa vetë zoti Fidel ka ende të arkëtuara 5 milion usd në arkat e tij. Në një situatë të tillë, kur asgjë nuk lëviz, sërish vëmendja spostohet, tek bastet, në një kohë që 5 milionë usd, për të cilat shteti kaloi në llogarinë e KOKSH që në dhjetorin e kaluar kanë mbetur pezull, në mos kanë përfunduar diku. E në këtë situatë, Fideli shpik lëvizjen e radhës, teksa federatat sportive të një niveli tërësisht mediokër mpihen me pasionin e rikthimit të basteve dhe askush nuk ndihet të kuptojë e mësojë se ku janë 5 milionë usd. Përpos kësaj ikja e Bogës me diktat statuor, por edhe mbajtja ende pezull e trezorierit të ri, shtojnë akoma më shumë dyshimet se çfarë realisht po ndodh me 5 milionë usd. Pavarësisht tryezës për kthimin e basteve dhe ledhatimit të KOKSH për shtetin për të rritur buxhetin, apo një peticioni formal, sërish forca e të gjitha federative mbetet tërësisht NUL përsa kohë aty mungon forca pedante, Federata Shqiptare e Futbollit. Dhe në një situatë të tillë, pasiviteti i FSHF-së, si anëtare e KOKSH, është dhe do të mbetet një komoditet më shumë i vetë Fidelit, për aferën e 5 milionëve, për përjashtimin e anëtarëve të KE-së, për mekanizmar e prodhimit të një tjetër Arbitrazhi fiktiv nën tutelën e Veliajt. Mungesa e Dukës në këtë diskurs do të prodhojë thjesht dhe vetëm komoditet. Prezenca e tij pashmangshërisht do të krijonte shumë bezdi, dhe mbi të gjitha rrezikun për një lobim ndryshe. E vetmja gjë që e amniston mungesën e FSHF për momentin në KOKSH është: Pritja e vendimit të arbitrazhit të Lozanës

Etiketa: editorial

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
U përfol për lidhje me Argjend Rracin, Alvisa tregon si qëndron e vërteta

U përfol për lidhje me Argjend Rracin, Alvisa tregon si qëndron e vërteta

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com