Ministrja e Infranstrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka drejtuar thirrjen qytetarëve për të zëvendësuar makinat me hidrokarbure, me makina elektrike. Qeveria dhe bashkia Tiranë kanë prezantuar sot autobusët e rinj që do t’i shtohen transportit publik të kryeqytetit.
Ndër të tjera, Balluku tha se qeveria do të stimulojë me taksa më të ulëta, këdo qe kalon tek teknologjia e re e makinave, pra tek mjetet elektrike.
“Rimbursojmë çdo tarifë regjistrimi për herë të parë për mjetet elektrike duke zeruar tarifat e kontrollit fizik, leje qarkullimi kombëtare, certifikatë pronësie dhe targat. Një total një tarifë prej 7 mijë 500 lekë të gjelbër mbulohet nga DPSHTR. Ulja TVSH nga 20% në 6%”, u shpreh Balluku.