Dy gra u përfshinë në një sherr me njëra-tjetrën gjatë ditës së djeshme në kryeqytet duke detyruar policinë që të ndërhyjë për zgjidhjen e problemit. Sherri midis dy grave, njëra 56 vjeçe dhe tjetra 61 vjeçe ka shkuar deri aty sa njëra prej tyre, pikërisht 56-vjeçarja ka goditur me gurë gruan tjetër duke i shkaktuar dëmtime të ndryshme në trup.
Pas ndërhyrjes së policisë, 61-vjeçarja është dërguar në spital ku edhe ka marrë ndihmën e parë nga mjekët, ndërkohë që gruaja tjetër është dërguar në polici, ku tashmë duhet të japë llogari për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.