Me shume se 100.000 bileta per Lojrat Olimpike Rio 2016 jane shitur per 4 ore e gjysme te enjten, beri te ditur komiteti organizativ.
Keto bileta jane vecanerisht per ceremonine e hapjes e te mbylljes (5 dhe 21 gusht). Sportet me te kerkuara jane futbolli, volejbolli i plazhit, basketbolli, tenisi dhe atletika.
“Jemi shume te kenaqur lidhur me ecurine e deritanishme”, deklaroi drejtori i biletarise se Rio 2016, Donovan Ferreti. Sipas tij, “Me shume se 90% e biletave te se enjtes jane blere nga brazilianet”. Me 14 korrik 28% e biletave ishin ende ne shitje, sipas organizatoreve te Rio 2016.