Ka rënë në prangat e policisë 20-vjeçari që grabiti postën ditën e djeshme në Kamëz, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij 30-vjeçar.
Sipas njoftimit, këta shtetas më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, nën kërcënimin e një arme, kanë marrë një shumë parash në filialin e postës Shqiptare në Kamzë dhe janë larguar.
Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja e A. K., 20 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkautori tjetër, E. S., 30 vjeç, banues në Kamzë, i dënuar më parë për vjedhje.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një aparat celular dhe veshje, të cilat autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë kryerjes së krimit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.