Policia e Shkodrws ka prangosur një të ri me iniciale A.B. 21 vjeç, pasi është kapur me 30 emigrantë të paligjshëm nga Bangladeshi në kamionçinën e tij të cilët po i transportonte në drejtim të Malit të Zi me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Operacioni policor i koduar “Vukpalaj” është finalizuar me sukses dhe policia raporton se shtetasi A.B. nga Kruja ka rënë në prangat e policisë, pasi përveç emigrantëve të paligjshëm në automjetin e tij ka tentuar që të korruptojë edhe efektivët e policisë Rrugore.
Ky shtetas po udhetonte me automjetin tip Kamionçinë në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit dhe në vendin e quajtur “Vukpalaj”, është ndaluar nga shërbimet e Policisë pjesëmarrëse në operacion. Drejtuesi i mjetit, për t’i shpëtuar kontrollit në brendësi të kamionçinës, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore duke iu ofruar një shumë parash.