Komisioni i Rithemelimit po zhvillon zgjedhjet për kryetar dege dhe grup seksioni, ku Gentian Kasalla është zgjedhur si kryetar i grupseksionit të 13 të lagjes ‘5 Maji’ në Tiranë në radhët e PD.
Ndonëse aktualisht është angazhuar në Partinë Demokratike, Kasalla më herët është parë në shoqërinë e figurave të Partisë Socialiste. Ai është fotografuar me kryetarin e bashkisë, Erjon Veliaj si dhe me deputetin e PS-së, Taulant Balla, por nuk dihet ende se çfarë i ka bërë ata bashkë dhe nëse ruajnë raportet e dikurshme.
Aktualisht Partia Demokratike është duke zhvilluar edhe zgjedhje për krerët e degëve të PD-së nëpër disa rrethe të vendit, ku sot zgjedhje po mbahen në Shkodër për të vijuar më pas me vendet e tjera.