Orland Paplekaj, personi i cili i shpëtoi atentatit me armë zjarri pasditen e sotme, ka qenë duke shpërndarë bombola gazi në momentin e ngjarjes. Gjithashtu bëhet me dije se Paplekaj ka punuar si efektiv policie. I riu po udhëtonte me kamionçinë në një rrugë dytësore në zonën e Shijakut. Në këtë moment, i është afruar një automjet tip “Golf” nga ku është qëlluar me breshëri automatiku.
Paplekaj ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Fatmirësisht, i riu nuk ka pësuar dëmtime fizike pasi nuk është kapur nga plumbat. Orland Paplekaj, punonte si shpërndarës i bombolave të gazit, ndërsa ka punuar edhe si roje në disa kompani. Në dëshminë e tij përpara uniformave blu, Paplekaj ka deklaruar se nuk ka pasur probleme me asnjë person.